Skip to content

Çfarë janë autizmi dhe terapia ABA

KëshillaTerapi

Autizmi ose çrregullimi i spektrit të autizmit (ASD) i referohet një spektri e simptomave specifike të çrregullimit neurozhvillues. Simptomat e autizmit kategorizohen në tre grupe: (a) socializimi dhe ndërveprimet, (b) sjellje përsëritëse ose të pakontrollueshme dhe (c) mungesa e komunikimit, dëshirave dhe nevojave.

Në edicionin e pestë të Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM-V), simptomat autike janë përshkruar në terma të tre niveleve të funksionimit dhe pavarësisë. Sipas Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë në nivelin e tretë bëjnë pjesë simptomat më të rënda të crregullimit të autizmit, niveli i dytë konsiderohet mesatarisht i rëndë dhe niveli një më pak i rëndë). Çdo nivel funksionimi përfshin gjithashtu regresion në aftësitë motorike, aftësitë e gatishmërisë akademike, vetë-menaxhimi i sjelljeve, aftësitë funksionale dhe vetëndihmuese. Përveç kësaj, simptomat e autizmit mund të përparojnë me kalimin e kohës, varësisht nivelit të pjesëmarrjes së individit në një ose më shumë forma të ndërhyrjes. Përmisimi është unik për çdo individ autik gjatë rritjes dhe zhvillimit dhe në varësi të ashpërsisë së ASD.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), çrregullimi i spektrit të autizmit (ASD) ndodh 1 në 34 djem dhe 1 në 144 vajza, me të paktën 1 në 54 fëmijë të diagnostikuar. Mbi 100 lloje të trajtimeve të ndryshme të autizmit janë zhvilluar dhe përdorur për t’iu përgjigjur numrit të shtuar të ASD-së. Sipas Agjencisë për Kërkimin dhe Cilësinë e Kujdesit Shëndetësor këto trajtime përfshijnë trajtimin aversiv për simptomat autike, terapi elektrokonvulsive, psikanalizën, trajtimin edukativ, modifikimin e sjelljes dhe trajtime të tjera të ndryshme mjekësore.

Njëra nga metodat më të njohura të trajtimit të autizmit është Analiza e aplikuar e sjelljes (ABA). Ajo përfshin angazhimin në shkencë dhe studimin e sjelljeve të rëndësishme shoqërore gjatë monitorimit të efekteve të aplikacioneve ABA.  Teoritë dhe aplikimet e trajtimit ABA burojnë nga psikologjia e sjelljes, konkretisht nga filozofia e biheviorizmit radikal të B. F. Skinner. Trajtimi ABA gjerësisht përdoret për të trajtuar probleme dhe shqetësime të ndryshme sociale.

ABA ishte projektuar posaçërisht për trajtimin e autizmit, por veçoritë e përgjithshme të zbatimit të trajtimit ABA kanë një efekt pozitiv në reduktimin e simptomave edhe për çrregullime tjera. ABA është një praktikë efektive, e bazuar në dëshmi që përzgjidhet nga shumica e prindërve dhe profesionistëve për trajtimin e fëmijëve me autizëm.

Mendime Kosumi, Psikologe

Back To Top